Bardhi për Bashën: Kundër Amnistisë Penale dalin ata që janë drejt daljes nga politika

Shqipëria

Bardhi për Bashën: Kundër Amnistisë Penale dalin ata që janë drejt daljes nga politika

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:54
Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dekaruar në seancën e sotme në Kuvend se asnjë i dënuar për korrupsion nuk do të përfitojë nga amnistia.

Bardhi ka theksuar se asnjë subjekt që është dënuar apo hetuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia, ndërsa ka sulmuar Bashën që po hedh akuza mbi Amnistinë Penale dhe ka marrë në mbrojtje SPAK vetëm me fjalë për të prodhuar pak politikë.

“Akti i amnistisë kërkon konsensus. Besoj që për qytetarët është fakt publik që grupi parlamentar i PD, që ditën e parë që qeveria prezantoi ligjin për amnistinë, edhe pse ishim në protestë deklaruam se ishim dakord. Me rikthimin në Kuvend do të duhet të shqyrtonim propozimin e ardhur nga qeveria për të shkuar drejt një akti konsensual, pasi kërkon shumicë të cilësuar. Kemi analizuar të gjitha ligjet për dhënie amnistie në të shkuarën që ka marrë konsensus të gjerë të Kuvendit të Shqipërisë. Rezulton se amnistia që propozojmë sot është amnistia që përfshin një kategori më të ngushtë të përfituesve.

Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që nuk bëjnë asnjë punë, janë rrugës drejt daljes nga politika, kam dëgjuar se me propozimin tonë falen të korruptuarit, dhe se ne jemi kundër SPAK. Por fatmirësisht shqiptarët e dinë se kush është kundër SPAK, pasi shqiptarët e dinë se SPAK duhet mbështetur me kallëzime. Dhe ata që nuk kanë çuar një kallëzim në SPAK për njerëz të korruptuar, befas na dalin pro SPAK-ut, kur nuk kanë asgjë në dorë”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat