Zbardhen dy raste të grabitjeve në Elbasan, dy të arrestuar dhe një i proceduar

Shqipëria

Zbardhen dy raste të grabitjeve në Elbasan, dy të arrestuar dhe një i proceduar

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi muajin e kaluar grabiste dy kioska në Elbasan.

Të arrestuar janë një 31-vjeçar dhe një 38 vjeçar, ndërsa në gjendje të lirë është proceduar një 33-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Njëri prej personave të arrestuar rezultonte me precedent penal të mëparshëm.

Ndërkohë nga policia janë sekuestruar një sëpate, një levë metalike të dyshuara se janë përdorur gjatë vjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat