“Janë bërë si mafiozë që kërcënojnë njëri-tjetrin”, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë dita e parë e demokracisë së vërtetë

Shqipëria

“Janë bërë si mafiozë që kërcënojnë njëri-tjetrin”, Basha: Fundi i pandëshkueshmërisë dita e parë e demokracisë së vërtetë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 16:04
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët

Postimi i kryetarit të PD  në X:

Janë bërë si kartelet e mafies, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku.

E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.

Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat