Bledi Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhen diskutimet

Shqipëria

Bledi Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, zbardhen diskutimet

Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat