Testet e klasave të nënta, Sindikata e Pavarur e Arsimit: Të paguhen orët e konsultimeve për mësuesit

Shqipëria

Testet e klasave të nënta, Sindikata e Pavarur e Arsimit: Të paguhen orët e konsultimeve për mësuesit

Më: 8 prill 2024 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Testet provë për nxënësit e klasave të nënta pëpara se t’u nënshtrohen provimeve kombëtar të cilat shënojnë mbylljen e ciklit 9 vjeçar dhe kalimin në gjimnaz, nga ekspertët e arsimit shihet me pozitivitet pasi do u japë risi nxënësve.

“Për ne është një risi shumë potivie që duhet të ishte bërë shumë më para. Sepse nxënësit kur të jenë në provimin final, normalisht do jenë njohur me formën e një testi. Kështu që do ndikojë pozitivisht”– u shpreh Isa Halilaj, nga sindikata e pavarur e arsimit.

Por nga ana tjetër, sindikata kërkon që të paguhen orët e konsultmeve që mësuesit zhvillojnë me nxënësit për t’i përgatitur ata për provime.

“Ka një problem në raport me ne, gjatë kësaj periudhe, mësuesit e këtyre lëndëve ngarkohen me orë konsultive, ose duhet të jenë të pagueshme si orë suplemenetare ose të shikojmë të masim orët e këtyre lëndëve në mënyrë që të kompensohen orët e konsultimeve që bëhen në prag të provimeve”– tha Halilaj.

Nxënësit e klasave të nënta do zhvillojë tre provime në fund të qershorit, duke nisur me gjuhën shqipe me datë 20 për të vijuar me matematikën me datë 28 dhe për ta përmbyllur me matematikën më 28 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat