Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë merr pjesë edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj

Shqipëria

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë merr pjesë edhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:57
Bajram Begaj

Në edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë edhe homologu i tij nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Kjo u bë e ditur nga presidenca e Kosovës.

“Kemi nderin që ta mirëpresim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili i bashkohet edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani!

#WPSRKS2024 do të mbledhë në Prishtinë liderë, ekspertë, si dhe pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat