Përfundon protesta e opozitës, qytetarët të vendosur për largimin e Veliajt

Shqipëria

Përfundon protesta e opozitës, qytetarët të vendosur për largimin e Veliajt

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:21
Protesta

Afro dy orë ka zgjatur protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarë të zemëruar kërkuan me çdo kusht largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar para këtij institucioni, e cila mori shkas nga skandalet dhe aferat korruptive në këtë bashki, ku nga hetimet e SPAK-ut për dosjen "5D" janë arrestuar drejtorë të Veliajt për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderët.

Nuk munguan përplasjet me policinë, tensionet, hedhjet e tymueseve e flakandanëve dhe qytetarët u shprehën të vendosur se protestat do të vijojnë derisa Veliaj të japë dorëheqjen. 

Ata tentuan të futen edhe në bashki. Në këtë institucion nuk u lejuan të futen as anëtarët e Këshillit Bashkiak. Qindra forca policie ndodheshin në terren dhe rreth godinës u vendosën dhe barriera. Nuk dihet nëse Veliaj ishte apo jo në zyrë në momentin e protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat