Policia aksion në Tiranë: Kapen mina me telekomandë, armë, dinamit dhe drogë

Shqipëria

Policia aksion në Tiranë: Kapen mina me telekomandë, armë, dinamit dhe drogë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ndërmori këtë të premte një aksion për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë armë pa leje dhe atyre që u tregtojnë armatim grupeve kriminale.

Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi E. T., 44 vjeç, i shpallur në kërkim më parë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Blutë e Tiranës bëjnë me dijes se bashkë me të u arrestua në flagrancë dhe shtetasi E. T., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 45-vjeçarit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan 5 armë (një armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu), sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 kg kanabis, krëhra pistolete dhe municion luftarak.

Gjithashtu në kërkim u shpall dhe një person në garazhin e të cilit u gjetën lëndë palsese që viheshin në shërbim të grupeve kriminale.

“Në kuadër të operacionit “All in”, Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një garazh në rrugën “Besim Alla”. Gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 6 kapsolla detonatore me kohe vonese, 3 pako me lëndëntë dyshuar plasëse dinamit, 3 mina të lidhura me mekanizma me aparate celulare, 3 aparate celulare.

Në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. M., dhe nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas do ti shiste minat te grupe kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat