Drogë në stan/ Burg për dy të arrestuarit, ‘detyrim paraqitje’ për vëllain e deputetit socialist në Lezhë

Shqipëria

Drogë në stan/ Burg për dy të arrestuarit, ‘detyrim paraqitje’ për vëllain e deputetit socialist në Lezhë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Gjykata e Lezhës ka dhënë “arrest në burg” për dy personat e arrestuar një ditë më parë për drogën e zbuluar në fshatit Kashnjet ndërsa për Armando Ndreca, vëllain e deputetit të PS Eduart Ndreca është lënë “detyrim paraqitje”.

Gjykata argumenton se për Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai u arrestuan pasi kishin përshtatur një stan në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Si i dyshuar në këtë veprimtari, u ndalua edhe vëllai i deputetit Eduart Ndreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat