Lufta Iran-Izrael, ministri Hasani: E dënojmë sulmin e ashpër, do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh

Shqipëria

Lufta Iran-Izrael, ministri Hasani: E dënojmë sulmin e ashpër, do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh

Më: 14 prill 2024 Në ora: 10:25
Igli Hasani

Ministri për Europën dhe Punët e Jasthme Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon këtë sulm dhe se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit.

Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat