U rrëzua nga vinçi teksa po punonte, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan

Shqipëria

U rrëzua nga vinçi teksa po punonte, ndërron jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan

Më: 19 prill 2024 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00, kur shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan është rrëzuar nga vinçi dhe ndërroi jetë në spital.

“Gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

56-vjeçari u shtrua në spital por pas disa orësh u njoftua se humbi jetën”, thotë policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat