Meta paralajmëron sërish Prokurorinë e Posaçme: Të hetojë kë të dojë! I ndodh ajo që të jetë shembull në botë

Shqipëria

Meta paralajmëron sërish Prokurorinë e Posaçme: Të hetojë kë të dojë! I ndodh ajo që të jetë shembull në botë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 20:52
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish Prokurorinë e Posaçme, duke theksuar se të hetojë kë të dojë.

“Për SPAK-un-tarallakun, Ilir Meta është këtu do të jetë gjithmonë këtu. Edhe në ’92-sh në kohën e madhërishmit të parë, kur e thërrisnin çdo javë për të ikur për t’u larguar jashtë vendit që të mos arrestohej. Përgjigja ime ishte pse prisni një javë, ja ku më keni, bënin punën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri një prokurore të më intimidonte ngaqë isha i vogël, 22 vjeç. Rrinte bënte poza.

A më ke thirrur i thashë. Unë jam deputet dhe nuk kam ardhur për të kaluar kohën me ty. Tani jemi miq me kauzat tona të drejta për demokraci. SPAK-tarollaku të hetojë kë të dojë, Ilir Metën e cilin të dojë. SPAK-torollaku nuk mundet të përdorë njerëz të dobët në PL të cilëve mund t’u ketë sekuestruar celular, letra, e ti përdorë ata kundër Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës. Florinjtë e Ilir Metës?

Ku janë shkojnë t’i marrin? Te Abi Bankë. Shkojnë t’i sekuestrojnë të gjitha. Po ta shoh situatën keq do vë një krevat te nënë Selvia. Plus që kemi selinë. Partinë e Lirisë ta harrojë SPAK-tarollaku që mund ta sjellë vërdallë se i ndodh ajo gjë që mund të jetë shembull për të gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoni që luftonte korrupsionin. Ku përfundoi ajo? Me valixhe”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat