“Izraeli nuk dëshmon dot se është i pamundshëm”, eksperti: Lufta në rajon do të jetë e pashmangshme nëse…

Shqipëria

“Izraeli nuk dëshmon dot se është i pamundshëm”, eksperti: Lufta në rajon do të jetë e pashmangshme nëse…

Më: 19 prill 2024 Në ora: 22:57
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Hezbollahun, Izraeli rrezikon që të hyjë në një luftë në rajon. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, eksperti i sigurisë theksoi se Izraeli nuk mund të vazhdojë që të ketë një “mini Iran” në kufijtë e vet, duke iu referuar Hezbollahut.

Sipas tij, ka faktorë që duan që të paktën deri në fillimet e vitit tjetër, të ketë luftë dhe jo paqe në rajon.

“Çështja e hapjes së një konflikti të drejtpërdrejtë me Hezbollahun në jug të Libanit është çështje e ditës politike aq sa shërbimet inteligjente franceze por në mënyrë indirekte mes Hezbollahut dhe Izraelit që të mos ketë bombardime me raketa të Hezbollahut brenda në Izrael sepse vetëm dje kanë asgjesuar 14 ushtarë izraelitë dhe vetëm muajin e fundit janë vrarë mbi 380 operativë të Hezbollahut dhe ka pasur shumë dëme nga pikëpamja izraelite. Izraeli nuk mund të vazhdojë  më duke pasur një mini Iran në kufijtë e vet. Mund ta bëjë këtë gjë ose nëse Irani dhe Hezbollahu gjejnë një marrëveshje me Izraelin me palë të treta ose lufta do të jetë e pashmangshme sepse Izraeli nuk mund të vazhdojë kështu sepse kërcënimi real që ka në këtë moment është i drejtpërdrejtë. Unë s’e di sa është sasia por Izraeli nuk mund t’ia lejojë luksin vetes që të humbasë luftën përballë dy organizatave siç është Hamasi dhe Hezbollahu sepse nëse do të humbiste luftën, çfarë do të ndodhte me shtetet?

Pra, Izraeli nuk ka mundësi teorike që të dëshmojë se është i pamundshëm. Jo vetëm që është i destinuar të futet të luftë, por e sheh këtë lobin që do të zgjerojë luftën si zgjidhjen e vetme të mundshme. Sot, Moody’s e ka ulur me një shkallë negative besueshmërinë financiare të Izraelit. Kjo lidhet ngushtë me faktin se nga pikëpamja ushtarake Izraeli nuk ka mbërritur objektivat që ka pasur në Gaza. Ka tërhequr një pjesë të trupave në Gaza dhe i ka dërguar në veri. Ose do të ketë një ndërmjetësim të madh ndërkombëtar në Liban me palë të treta nëpërmjet Turqisë, Katarit për të gjetur një armëpushim dhe nëse kjo nuk mbërrihet, nuk ka zgjidhje tjetër. Do të jetë i detyruar që të hyjë në luftë sepse vetëm duke rritur konfliktin, do të thërrasë vëmendjen ndërkombëtare atje. Unë mendoj se deri në janar, ka më shumë faktor të interesuar për luftë sesa për paqe“, tha Kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat