Pas ankesave dhe hijeve të skandalit në provimin e magjistraturës, flet drejtori i shkollës: Ndodhi një gabim, por e kishte pajisja

Shqipëria

Pas ankesave dhe hijeve të skandalit në provimin e magjistraturës, flet drejtori i shkollës: Ndodhi një gabim, por e kishte pajisja

Më: 25 prill 2024 Në ora: 11:56
Arben Rakipi

Pas hijeve të skandalit të provimit të magjistraturës, si dhe shtyrjes sërish të testit të dytë që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, ka folur për gazetarët drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

Ai pranoi se ka ndodhur gabim në testin e parë duke thënë se janë regjistruar pikë më shumë, por shtoi se ishte defekt që erdhi nga pajisja.

Sipas tij pasi u kuptua ky problem dhe pas ankesave të shumta që erdhën, kanë nisur punën për ta zëvendësuar pajisjen.

“Pajisja e re lexonte saktësisht dhe elementi njerëzor i pikasur një ditë më parë ishte krejtësisht i përjashtuar. Ne e konsideruam këtë çështje mjaft serioze dhe për shkak të përgjegjshmërisë së lartë të personelit, arritëm ta zgjidhim dhe kapërcejmë atë”, tha ai.

Më tej shtoi se fituesit ishin në një numër shumë herë më të vogël se çdo herë tjetër dhe se ishte numri 79 që përbën në totalin e tij 19% të kandidatëve, sipas tij kjo një shifër jashtëzakonisht e ulët dhe që solli shqetësim.

“Elementi i dytë ishte pikët mjaft të ulëta të listës kishim kandidatë, nga 2 pikë. U konstatua lehtësisht se llogaritja e pikëve është bërë në bazën 96 në total dhe jo të 100 pikëve. Është një problem që e kam konstatuar vetë dhe kam urdhëruar që të bëhen verifikimet dhe mënyra si do të rikuperohen gabimet. Gabimi ishte teknik. Kemi siguruar një pajisje tjetër e cila bëri të mundur që të lexohet testi me 100 pikë siç duhet ta kishte lexuar pajisja e parë. Në këtë mënyrë ndryshoi edhe numri i fituesve. Shkoi në 121, të cilët për shkak të verifikimit dolën fitues”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat