Meta shpërthen ndaj Ramës në Konventë: Nuk është budalla, po të ishte s'do të rrinte 11 vite në pushtet

Shqipëria

Meta shpërthen ndaj Ramës në Konventë: Nuk është budalla, po të ishte s'do të rrinte 11 vite në pushtet

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:27
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ka ngritur një ekip monitorimi për share, like dhe komentet në rrjetet sociale.

Ilir Meta u shpreh se Kryeministri ka përdor administratën dhe patronazhistët për “like dhe share”, duke shtuar se “Edi Rama s’është budalla, po të ishte s’do të rrinte 11 vite në pushtet”.

Ilir Meta: Jam kënaqur shumë atë ditë që i bëra një mesazh urimi Petraq Milos, se nuk e dija që kishte ditëlindjen mbi 1100 komente kam marrë për profesorin. I thashë profesor shikoji komentet, hiq patronazhistët, ato fake se atë punë kam, që kemi gjithë ato njerëz që duan, ti afrojmë në mënyrë që të kalojmë nga votat virtuale në terren, në organizim dhe kështu do ta bëjmë këtë histori. Sot kam ekipin e monitorimit për sharë, like, komente, nuk jam shumë i apasionuar mbas kësaj gjëje, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla, se po të ishte budalla nuk do të rrinte 11 vite në pushtet.

Ka një makineri të tërë shtetërore e ka dyfishuar administratën ndërkohë që Shqipria është përgjysmuar që kur ka ardhur ai. Mos kujton se ai bën mnbledhje qeveri për të disktuar strategjinë për turizmin, energjinë. Jo ore jo ai bën mbledhje vetëm për të diskutuar se si administrate e patronazhistëve është në rregull apo jo me planin e like, të share, komente.

Nëse ne përtojmë të bëjmë diçka kaq të vogël po nesër çfarë do të bëjmë tek kutia e votimit. Kjo nuk është gjithçka, por tregon as i organizuar je, sa nerv ke për të dalë kampion. Nuk po luajmë as që të mbetemi në Ligë, por që të jemi kampionë, Në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampionë, edhe mund të mos dalim, por ndeshjen nuk e sheshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat