Hasani në vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel

Shqipëria

Hasani në vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel

Më: 28 prill 2024 Në ora: 14:46
Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani udhëton sot drejt Vjenës ku do të marrë pjesë në konferencën “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila organizohet nga ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Konferenca do të adresojë mënyrat për të ekzaminuar sistemet autonome të armëve (SAA) dhe sfidat për rregullimin e tyre, nga disa këndvështrime, raporton tvklan.

Menjëherë pas Vjenës, Hasani do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të formatit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, të organizuar nga presidenca belge e Këshillit të BE-së, me fokus sundimin e ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat