Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Shqipëria

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Një vit më parë, turizmi u përball me një rënie të ndjeshme të të ardhurave prej 20%, kryesisht për shkak të zhvleftësimit të Euros dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë.

Si rezultat, paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasuar me vitin e kaluar.

Kryetari i sektorit të turizmit, Eduart Xhepa, thotë se kjo rritje është e domosdoshme, por nuk pritet të ndikojë në punën e strukturave turistike.

“Ka një përqindje rritje shumë të vogël, gati e pandjeshme për paketat turistike dhe për mundësitë që ofron Shqipëria dhe mund të themi që jemi konkurues në rajon, qoftë në kualitet, qoftë në çmim”, deklaroi për TV Klan, Eduard Xhepa, kryetar i Hoteleri Turizmit.

Vitet e fundit, Durrësi po shënon një rritje të turistëve të organizuar përmes agjencive turistike, ndërsa po njeh edhe një shtim të turistëve elitarë.

“Ka shumë dhe po shtohen akoma më shumë numri i turistëve elitar që vijnë në grupe të vogla, individuale, familjare që kanë shumë dëshirë të eksplorojnë Shqipërinë sepse është një vend ndryshe nga Europa dhe të gjithë europianët kanë shumë dëshirë të shikojnë një vend si Shqipëria”, shtoi Xhepa.

Disa nga kërkesat e operatorëve turistik drejtuar pushtetit lokal që do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës turistike janë: Pastërtia është e para dhe ajo që ne shikojmë është që duhet të shtohet numri i sinjalistikave dhe informacionit turistik dhe të merren masa të menjëhershme për të sistemuar trafikun, parkimet.

Durrësi aktualisht ofron në total 168 hotele, me 4859 dhoma dhe 11,528 shtretër, ku 80 përqind e tyre janë prenotuar përgjatë stinës së verës. Turistët që kanë zgjedhur Durrësin nuk janë vetëm nga rajoni dhe Evropa, por nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat