Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet i riu

Shqipëria

Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet i riu

Më: 29 prill 2024 Në ora: 19:06
Policia

Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallëzimit të  27-vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit,.

Ai është  shtetasi Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat