U prezantohej si polici eskortave dhe i zhvaste, arrestohet

Shqipëria

U prezantohej si polici eskortave dhe i zhvaste, arrestohet

Më: 29 prill 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte.

Fillimisht, ai hiqej si klient por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat