“Nëse këtu ka krijuar një mit rrezikon t’i rrëzohet në RAI”, Baçi: Rama u përball me një media që nuk e kontrollon dot

Shqipëria

“Nëse këtu ka krijuar një mit rrezikon t’i rrëzohet në RAI”, Baçi: Rama u përball me një media që nuk e kontrollon dot

Më: 29 prill 2024 Në ora: 21:59
Opinionisti Agim Baçi

Opinionisti Agim Baçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se kryeministri Edi Rama u përball me një televizion që nuk e kontrollon dot.

“Ne dimë që gazetari ka qëndruar më shumë se 1 muaj në Tiranë dhe ka takuar shumë aktorë. Emisioni i pjesës së parë ishte i mbështetur në fakte, fakte që nuk i pëlqejnë Ramës. Fakte që e detyruan Ramën në mënyrë jo të zakonshme të bënte disa ditë replika me tv italian.

Për herë të parë u përball me një tv që nuk e kontrollonte dot dhe nuk e vinte dot në presion. Media shqiptare ka nxjerrë fakte dhe Rama i ka neglizhuar.

Nëse këtu ka krijuar një mit, rrezikon t’i rrëzohet në emisione të tilla në Rai3. Ne kemi debatuar çështje më të mëdha se atje. Rama nuk e mendon dot të kritikohet. Unë shpresoj që emisioni i RAI të vazhdojë siç e ka paralajmëruar jo se kemi nevojë sepse ne i dimë, por si përballet Rama me gazetarë që nuk i merr dot pronarin dhe u bën presion, as nuk i merr vet dhe u kërcënon familjen. A ka mundësi që Rama t’u përgjigjet mediave shqiptare me kaq përulësi?”, tha midis të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat