A i ka “harruar” Meta akuzat ndaj SPAK? Sekretari i Përgjithshëm i PL: Ja si qëndron e vërteta

Shqipëria

A i ka “harruar” Meta akuzat ndaj SPAK? Sekretari i Përgjithshëm i PL: Ja si qëndron e vërteta

Më: 29 prill 2024 Në ora: 22:42
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar në studion e “Open” në News24 se Ilir Meta nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me deklaratat që ai ka bërë ndaj SPAK.

Blushi u pyet se përse Meta nuk e përmendi farë SPAK në Konventën e Partisë së Lirisë. Sipas tij, fokusi i Konventës ishte riorganizimi i partisë dhe objektivi për 4 milionë shqiptarë.

Blushi: Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi nga të gjitha ato deklarata që Meta ka bërë për këtë institucion që për fat të keq është kapur nga Rama.

Eni Vasili: Pse nuk është përmendur farë në këtë konvent? Kjo është ajo që është pare me çudi.

Blushi: Nuk ka çudi, kjo ishte një konventë ku Meta prezantoi para të gjithë shqiptarëve programin konkret, 5 prioritetet e PL për objektivin madhor 4 milionë shqiptarë. Ishte një konventë ku u miratuan edhe një sërë ndryshimesh statutore për mënyrën e riorganizimit të PL, me qëllim hapjen e partisë dhe fokusi ka qenë këtu. Po e përsëris nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi nga deklaratat apo qëndrimet që Meta ka mbajtur ndaj SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat