“Gishtin ka thyer Jorushi jo kokën”, analiza satarike e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Muli lëshoi ortekë guri

Shqipëria

“Gishtin ka thyer Jorushi jo kokën”, analiza satarike e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Muli lëshoi ortekë guri

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:16
Agron Gjekmarkaj

Kronikë dhimbjeje për gishtin e Jorushit dhe të tjera ndodhi.

Seanca në Kuvend për mua filloi me një lajm të trishtë. Atë ma percolli Lideri në perspektive Gazi pa ju dridhur qerpiku as zëri, me qetësinë e atij që të thotë shendet pasi je kollitur.

Ne u ulem, madje edhe vetë Muçua hundë e buzë u rehatua me një tis përzhitje në ballë. Minutat si shekuj hijerënde kalonin po Jorushi i Tabakeve nuk po vinte. Madje edhe vetë shefe Albana me Mondin shfaqnin një të hollë shqetësim të denjë për shpirtin e tyre delikat.

Tritani i sapo bërë 75 vjeç  si djalosh i gatshëm për sakrifica pyeste mos ka ndodhur ndonjë gjëmë apo vaki, ndonjë hata apo pusi që ajo nuk vjen e kandilit të opozitarizmes vaji i mungon? Kur padurimi po bëhej ligj dhe interesimi detyrë me zë gazmor Lideri në perspektivë tha “po ç’kini xhanëm, ka thyer gishtin, e ka bërë copë copë, do ta bëjë operacion, mund t’ja shkurtojnë pak e asgjë më shumë” dhe buzeqeshi.

Desh me ra zali kur Sajme Koreshi hukama shënd e verë leshonte, “gishtin ka thyer jo koken”. Në këtë hallakatje lirike më gjet Salianji.

Pikerisht ai që njohim, që nuk zhgënjen kurrë, pa të keq mbushur me dlirësi me ngushëlloi kur më pa aq të rënë moralisht, “po merr shembull mor i uruar tha, e ka thyer duke bërë opozitë, duke hedhur bumje retorike mbi bashkinë e Lal Erit dhe qeverinë e Babos!

Njëra syresh i ka plasur në dorë, ky është akt heroizmi, këngë trimerie duhen e jo qarje dhe tani ndiz një cigare e mblidh veten” se me këpute shpirtin more viran.

Po ta thejnë atë zemër flori motrani e shoqeni të Parlamentit.

Pasi bëri këtë të mirë, rrotulloi sytë mbi sallë por gjithçka ju duk në rregull e s’kishte ku vë më dorë paqëtimi, ndaj iku  i përmbushur.

Kryezëvendës Lideri Muli prej ditesh mbart një brëngë epike. I dashur por i heshtur, i vëmendshëm por i matur enigma i rri mbi kokë si kurorë. Si një Hyqymet që kujdeset për të gjithë e gjithmonë, herë pas here merr mbi vete shikimet plot dashamirësi e mbështetje të Oerdit. Erdhi si Muji në Lugje të Verdha ku lëshoi ortekë e gurë kundër tiranisë së Elisa Spiropalit në mungesë të Skënderbeut të fshehur maleve pasi Gaz Bardhi i ka zënë rrugën me

dy kalorësit e tij besnikë Marash Logu e Everest Dedaj.

Antoneta Dhima foli, dashurinë e saj për ndërtimin e socializmit e shprehu me gjuhën e thjeshtë të popullit punonjës, toptan pa teprira.

Dilua, këmisha e të cilit ngjyrë ulliri me qendisma thurur me pe të zi të linte pa mend duke sfiduar haptas pantallonat me shirita bardh e kaf si gjeneralet e Amerikes latine të Ermos shfaqi xhelozi.

Çyrbja pothuaj tashmë i squllur si poet province pas fjalimit filozofiko përkufizues të Aurores kishte rënë në te thella dhe herë pas here ja ngjeshte rradakes me gjuajtje si pikëçuditese.

Nuk mungoi as llaf i Etildes, plor renkime me një oh.. në fund të çdo fjalie ndaj të paudhëve, plot habira  të tipit si kështu…drejtuar të ndërdyzurve, me mallkime për të pabindurit …harami ju mbuloftë… por në fund si dielli që ngrihet në agim shfaqej besimi se Babua trim për të gjithë do jetë vegim duke leshuar një ah….!

Të ndodhte ndryshe nuk kish sesi, u desh të zhdukesin përbindeshat që te kjo botë të vije ti Babo ishte kumti i Mamicës që i kishte lidhur metaforat si romët kur bëjnë dasëm kutitë e teneqes pas makinës së çiftit, zhurmë e të cilave ajrin çante me rropamë.

Tao ngjante me  Tursun Pashanë, ndonëse i mungonte një çallmë,  si një bablok jepte e merrte nga atje lart, i

rënë në mendime tek sheh se zjarri i ka perveluar  kudo shtepinë.

Ulsiu kishte dhimbje veshi me ç’ka dëgjuar lart e poshtë, hatara, hatara. Bela prej kohesh duket si një murgeshë që elaboron çeshtjet e virtytit e doktrines teksa vesi ka pushtuar qeverinë.

Madje edhe vete Tezja kishte një aurë të përshpirtshme.

Ogi dukej si priftëresha e Delfit dhe ju lexonte dorën. Sapo, Niko qau me dënesje..duke therritur jo jo s’kam bërë gjë! Pirdeni i dha një gllënke me ujë. Olta Xhaçka ka marrë një ngjyrë të përhimtë dhe është murosur.

Mazniku është bërë def prej muajsh. Evlati! Gonxhe çeli për herë të parë dhe vetë u gëzua që nuk kishte harruar të fliste se vetëm ka firmosur gjithë jetën. Sa herë e shoh atje lart me vjen ti gërmushem “mos bëfsh hajer mos bëfsh që vendin e Margeritit zure duke na pikelluar shikimin more zullap”!

Sapo Ermua mbreteresha e sherrit dhe zallamahisë u ngjit atje sipër filloi potere e sherr që aman falë i kjoshim Zotit. Gaxhije, gjobaxhije hungeronte Lideri në perspektive Gazi.  Ajo “i pa edukatë te degdis në mal të Thatë”.

Damua në kafene tregonte muskujt, prek pak prek i thoshte Braçes ! Ai plot adhurim tha uaaa mi uaaa mi…. gur gur! Klosi dhe Mimia heshtën gjatë të velur nga e zakonshmja por ende jo nga jeta. Kur degjuan fjalimin e

Petros njëzëri thanë jeta nuk është një shaka. Laerti pasi nuk qan më askush kërkon pika loti si lemoshë për magazen e tij. Etjeni i ra në sy kronikës vetëm për intensitetin e kruarjes së mjekrres. Ina pasi mori koplimentin e Elisës  per cilesi fjale mu hakerrye, dhe ti meso të shkruash!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat