Dhuna ndaj bashkisë/ Veliaj: Tirana gjithmonë para, hienat poshtë e me poshtë

Shqipëria

Dhuna ndaj bashkisë/ Veliaj: Tirana gjithmonë para, hienat poshtë e me poshtë

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:40
Erion Veliaj

Në mbyllje të aksionit të mbjelljes së pemëve kryebashkiaku Erion Veliaj  tha se është i vendosur ta çojë  përpara Tiranën dhe shprehu mirënjohjen për punonjësit e bashkisë

“Tirana do shkojë lart e më lart, hienat do shkojnë poshtë e më poshtë. Puna do vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe llapaqenëria do vlerësohet gjithmonë e më pak. Merrni zemër se qyteti i përket njerëzve të punës, njerëzve të ndershëm dhe njerëzve të drejtë, që bashkëpunojnë, që duan të ecin përpara

Kryebashkiaku komentoi gjithashtu protestën e opozitës  përpara bashkisë dhe dënoi dhunën ndaj policisë.

“Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte.  Futu në ndërtesë, por çfarë do bësh? Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë”

Nga tetori në prill sipas bashkisë  Tiranës iu shtuan më shumë  se 104 mijë pemë të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat