Meta sulmon drejtësinë/ Pas Dumanit dhe SPAK, vazhdon me “Ramaformën”

Shqipëria

Meta sulmon drejtësinë/ Pas Dumanit dhe SPAK, vazhdon me “Ramaformën”

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:40
Ilir Meta

Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, ka hedhur pas shpine sulmet e shpërthimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani por kritikën megjithaë nuk e ndal.

“Po ua nxin jetën qytetareve, duke ua bere zero aksesin për të kërkuar dhe marrë drejtësi, duke nxitur kështu qëllimisht shpopullimin”, thotë Meta.

Këtë herë për sistemin në tërësi të drejtësisë.

“Qytetarët humbën edhe ato standarde minimale që garantonte drejtësia përpara RamaFormës”.

Në Komitetin Drejtues Kombëtar të PL-së, ku ai detajoi programin e tij të 5 prioriteteve,  pjesë e fjalës së tij ishte dhe reforma e drejtësisë, që ai e vlerëson të shndërruar në Rama-formë. Me tezat sovraniste që i rikthehet shpesh, Meta shprehu këtë prioritet:

“Angazhimi ynë është për ta rikthyer reformën nës shinat e kushtetutshmërisë të 140 votave. Rama-Formën do e hedhim në Lanë. Drejtësia i përket popullit, sepse sovraniteti i përket popullit. Nga mungesa e drejtësisë po vuan një popull i tërë”.

Rikthimin tek drejtësia e re, Ilir Meta po e bën ndërsa hyrjet-daljet e zyrtarëve të lartë në SPAK, mes tyre dhe ai dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë shtuar dhe krerët e drejtësisë kanë folur për një proces që ka nisur për të mos u ndalur, për të ndëshkuar korrupsionin. Kjo më mbështetjen e fortë edhe të faktorit ndërkombëtarë në vend, sidomos të SHBA-së.

“Duhet të organizohemi shume fuqishëm, shumë shpejtë, kush pushon ndryshket, nuk kemi ndërmend të ndryshkemi”.

Komiteti Drejtues i PL-së, mbrëmjen e së martës votëbesoi Kryesinë e re, duke zgjedhur dhe disa emra të rinj anëtarë, sipas propozimeve bazuar statuti të ri. Zyrtarisht Monika Kryemadhi nuk është pjesë e këtij Formi vendimmarrës por ajo do të ketë dy të besuar të saj aty, Endrit Braimllarin dhe Elona Gurin. Briamllari dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PL-së, pak ditë më parë, kur Meta shpalli idenë e tij për tradhtarë brenda partisë, por 156 anëtarë e kanë rifutur në Kryesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat