“Ky brez është katastrofë fare, më i korruptuar”- Fatos Lubonja: Kjo është punë mafie shtetërore!

Shqipëria

“Ky brez është katastrofë fare, më i korruptuar”- Fatos Lubonja: Kjo është punë mafie shtetërore!

Më: 3 maj 2024 Në ora: 00:15
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit sa i takon lëvizjes të SPAK duke goditur zyrtarë të lartë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja u ndal tek brezi i sotëm, që siç tha ai është më i korroptuar.

Lubonja mendon se SPAK është nën kontroll, sepse po të ishte i pavarur, ai tha se “Veliaj duhet të ishte arrestuar”.

“Ne nuk dimë shumë gjëra se çfarë ndodhin dhe ndërtojmë hamendje. Ne mendojmë se SPAK po vepron me regji. Falcone thotë se mafia është një fenomen njerëzor dhe si i tillë ka një fillim dhe ka një fund. Unë besoj se këta e dinë se çfarë po bëjnë. Që kjo është punë mafie shtetërore nuk kam dyshim. Që këta e dinë se cfarë bëjnë, as nuk kam dyshim. Problemi është si i vjen fundi kësaj mafie? Vallë a është SPAK instrumenti? Apo sepse janë dhe amerikanët?

Kur vjen fundi, vjen fundi, sesi vjen fundi i aventurorit nuk dihet, por vjen fundi. Këta e kanë trashuar aq shumë…ajo ngjarja e bashkisë për mua nuk është puna ta shajmë Veliajn. Ne sot duhet ta kuptojmë Erion Veliajn.

Ore si ka mundësi ky brezi i Mjaft, që është brezi që ne duhet të na sillte një kohë tjetër është më i korruptuar dhe i degjeneruar në kuptimin e paturpësisë  në vjedhje, në gënjeshtër.

Nuk është çështje Veliaj këtu. Të shikosh drejtorët janë pak a shumë brezi i Veliajt, cfarë është ky brez, katastrofë fare!

Është si ajo historia që nëna i tha djalit që kaq munda të të lë pas, të lashë mësime të mira dhe djali i tha të më kishe lënë pasuri më mirë.

Unë vazhdoj të mendoj se SPAK është nën kontroll. Nëse SPAK do të ishte i pavarur, Veliaj duhet të ishte arrestuar dhe duhej të kontrollohej dhe prona e këtyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat