Ngjarja e rëndë - eksperti ngre dyshime e forta: Vështirë që 2 të moshuar mbi 80-vjeç të përleshen për vdekje, vrasja u krye nga...

Shqipëria

Ngjarja e rëndë - eksperti ngre dyshime e forta: Vështirë që 2 të moshuar mbi 80-vjeç të përleshen për vdekje, vrasja u krye nga...

Më: 3 maj 2024 Në ora: 09:31
Dropull

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se është e vështirë që çifti i të moshuarve që u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Dropull, të jenë përleshur për vdekje me njëri-tjetrin.

Komentet Softa i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha se ekziston mundësia që krimi të jetë kryer nga persona të tjerë jashtë familjes, që mund të kenë pasur interes për pronën e të moshuarve, pasi ata nuk kishin fëmijë.

Softa tha se do të shijen disa elementë për të ndërtuar skenën e krimit, që do të përcaktojë më pas gjithë ngjarjen.

“Është grupi hetimor dhe ekspertiza e vendit të ngjarjes. Ajo që duhet të përcaktohet është koha e vdekjes, distanca nga njëri-tjetri, sendet e mundshme që mund të jenë përdorur për ushtrimin e dhunës, përshembull flitet për një levë, gjurmët biometrike apo biologjike që mund të gjenden në atë ambient, sa ka qenë thellësia e plagëve, nga se kanë ardhur këto plagë dhe të gjitha këto do të përcaktojnë dhe të ngrenë atë që ne themi pista.

Nëse themi grabitja, duhet të kemi një kontroll banese, pra hapjen e sirtarëve, etj. Nëse mund të flasim për dhunë midis njëri-tjetrit, duhet parë distanca mes njëri-tjetrit dhe leva afër kujt ka qenë. Këto janë disa elementë që fillojnë të ndërtojnë skemën e krimit. Unë mendoj se më shumë mundësia mund të jetë e një personi jashtë familjes, që mund të kenë edhe pretendime për pronën.

Sepse persona që nuk kanë fëmijë, kanë të afërm që kanë pretendime për pronën. Në një moshë 88 dhe 84 vjeçare, të mendosh që këta të moshuar të kenë aftësi kaq të mëdha fizike sa të krijojnë plagë apo goditje dhe aq më tepër në distancë me njëri-tjetrin. Megjithatë kjo do të shikohet nga janë marrë plagët”, tha Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat