Zbardhet skema si funksiononte grupi i drogës, një person merrte porositë, taksistët i shpërndanin

Shqipëria

Zbardhet skema si funksiononte grupi i drogës, një person merrte porositë, taksistët i shpërndanin

Më: 3 maj 2024 Në ora: 11:05
Ky ambient ndodhej në një dhomë banese në Laprakë.

Detaje të reja mësohen nga operacioni “Tempulli 3”, që Antidroga e Tiranës zhvilloi të enjten. Personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim, mësohet se për të kryer veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës, përdornin një numër celulari që shërbente për të kryer porosi njëlloj si në një call center.

Ky ambient ndodhej në një dhomë banese në Laprakë.

Bisedat kryheshin gjatë 24 orëve. Sipas verifikimeve rezultoi se aty shërbenin si operatorë që merrnin porosinë të paktën 3 persona.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe të lëndës narkotike.

Mësohet se mes personave të arrestuar janë edhe 3 taksistë. Ndërkohë, përveç porosive që bëheshin përmes numrit celular, anëtarët e grupit komunikonin mes tyre edhe përmes aplikacionit Signal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat