SPAK: U liruan 100 të dënuar, ministri Manja për Amnistinë: Ishte shumë e mirë, mbi 800 persona u integruan në shoqëri

Shqipëria

SPAK: U liruan 100 të dënuar, ministri Manja për Amnistinë: Ishte shumë e mirë, mbi 800 persona u integruan në shoqëri

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:17
Ulsi Manja

Në kohën kur ILD kërkon informacion mbi vendimet e pazbardhura që ka sjellë mos zbatim të ligjit të amnistisë Ulsi Manja vazhdon ta mbrojë ligjin e amnistisë.

Është një nga ligjet me qëllim të  mirë që është miratuar në atë parlament dhe iu është dhënë mundësia afro 800 vetëve të bashkohen me familjet e tyre dhe të integrohen në shoqëri”, tha Manja.

Por ndërkohë SPAK po proceson të dhënat dhe deri më tani 100 persona kanë përfituar nga amnistia, një version i cili nuk pranohet nga ministri i drejtësisë.

Manja foli edhe për mandatin e prokurorëve. “SPAK sot është prokurori që për nga niveli është e barazuar me atë të Apelit. Prokurorët e SPAK, pas mbarimit të mandatit në atë strukturë do të duhet t’u garantohet vazhdimi i funksioneve si prokuror në nivel apeli ose nëse duan të nivelin e Prokurorive të shkallës së parë, si drejtues apo në një vend tjetër, kjo bëhet me pëlqimin e tyre”, tha ministri.

Në rekomandimet e saj qeveria kërkon më shumë konfiskime dhe sekuestrime, hetim të korrupsionit në nivelet e ulëta dhe shtim të proaktivitetit të prokurorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat