Aksident me vdekje në Durrës! U përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Shqipëria

Aksident me vdekje në Durrës! U përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Durrës.

Një automjet që drejtohej nga L.Z., është përfshirë në aksident me një motomjet me drejtues Sh. S, dhe 50-vjeçarin që lëvizte ne viçikletë, F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat