Vajza 9-vjeçare e gjetur pa jetë në lumin Buna, Policia hedh poshtë versionin e parë: Nga këqyrja e trupit të të miturës rezultoi se…

Shqipëria

Vajza 9-vjeçare e gjetur pa jetë në lumin Buna, Policia hedh poshtë versionin e parë: Nga këqyrja e trupit të të miturës rezultoi se…

Më: 5 maj 2024 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Policia ka hedhur poshtë versionin  e parë, në të cilën thuhej se 9-vjeçarja që u gjet e pajetë në lumin Buna kishte shenja dhune.

Në një njoftim të dytë Policia e Shkodrës, deklaroi se ekspertiza mjeko ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune tek vogëlushja.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e nënës së të miturës së bashku me dy fëmijët e tjerë të saj, vajzën 6-vjeçare dhe djalin 4-vjeçar. Dyshohet se Alma Arazi dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.

Ende nuk dihet motivi i saktë i ngjarjes, por sipas deklaratës së motrës së Alma Arazit, kjo e fundit është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat