U mbytën në lumin Buna, kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijëve nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes

Shqipëria

U mbytën në lumin Buna, kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijëve nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes

Më: 5 maj 2024 Në ora: 23:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se pavarësisht errësirës për shkak të orëve të mbrëmjes kërkimet nuk do të ndërpriten.

Drejtoria e Shkodrës ka angazhuar banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave.

Nga drejtoria do ti vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj duke shpresuar në gjetjen e trupave të pajetë.

Polumbarët e forcave Renea ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrulluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat