Përshkallëzohet protesta para bashkisë Tiranë, hidhet molotov dhe vezë! Protestuesit tentojnë të heqin kordonin e policisë

Shqipëria

Përshkallëzohet protesta para bashkisë Tiranë, hidhet molotov dhe vezë! Protestuesit tentojnë të heqin kordonin e policisë

Më: 7 maj 2024 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Ashtu si në të gjitha protestat e mëparshme të mbajtura para bashkisë së Tiranës.

Ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj edhe kjo e sotme përshkallëzoi në dhunë, hedhje molotovësh dhe vezësh.

Menjëherë sapo ish-deputeti Belind Këlliçi mori fjalën, protestuesit hodhën molotovë duke rrezikuar efektivët e policisë të vendosur para bashkisë së Tiranës për mbarëvajtjen e protestës.

Po ashtu ka pasur përplasje me policinë në përpjekje për të thyer kordonin e vendosur nga efektivët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat