Braçe: Rama reflektoi, korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm, ja kush janë tradhtarët në PS

Shqipëria

Braçe: Rama reflektoi, korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm, ja kush janë tradhtarët në PS

Më: 8 maj 2024 Në ora: 10:00
Erion Braçe

Në një mbledhje jo të zakontë në kryesinë e Kuvendit me ministrat e deputetët, teksa PS-ja po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Edi Rama u bëri të qartë dje të tijve betejën e Partisë Socialiste kundër korrupsionit.

Asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që shkon në dyert e SPAK të cilin kryeministri tha se do të vazhdojë ta mbështesë pa asnjë rezervë. Por për këto zhvillime dje ka reaguar deputeti socialiste, Erion Braçe, i cili teksa ishte i ftuara në një media dje, theksoi se PS po nis një reformë të thellë kundër korrupsionit.

"(Shënim: Rama) Foli si njeriu që ka 11 vite në pushtet, mban përgjegjësi dhe reflekton ndaj fenomeneve që qeverisja. Është reflektim i thellë mbi problematikat që janë shfaqur në nivel qendror e vendor dhe ku korrupsioni zë vendin kyç për të çliruar shoqërinë nga një fenomen që e gërryen. Nuk mjafton një ishull për të luftuar korrupsionin por një strukturë e plotë... Ajo që është thënë sot ka të bëjë me një reformë institucionale, një reformë të thellë strukturore”, deklaroi ai. Më tej Braçe u pyet se kush janë tradhtarët në PS? “Të gjithë ata që abuzojnë me detyrën shtetërore, dhe me besimin politik dhe besimin që i është dhënë për të menaxhuar pasuritë e shtetit. Çdo organizëm ka parazitët e tij, ata të vegjetojnë, por nga dhe ata parazitë agresivë që gërryejnë sistemin. Ndryshimi për këtë është. Ajo që duhet të funksionojë është mekanizmi i shtetit. Duhet bërë dhe analiza si ka mundësi që ky zyrtar arriti të depërtojë. Kjo analizë merr vlerë të madhe për të reformuar sistemin”, u shpreh ai.

Ndërkohë pyetjes se pse Rama nuk përmendi emra të përveçëm, por tha vetëm ministra apo ish-ministra apo kryebashkiakë, Braçe iu përgjigj. “Këto janë emra. Përkundër, edhe përtej kësaj, pati një tipologji ta atij që e quajti tradhtar. Një njeri që nuk i bindet ligjit por kapërcen ligjin për të përfituar. Është themelore që PS po nis një valë shumë të madhe kundër korrupsionit në mënyrë institucionale në reforma të thella strukturore që e bën korrupsionin të padepërtueshëm në qeverisje. Korrupsioni deri në vitin 2013 ishte i përgjakshëm! Të vjedhësh duke vrarë dhe 21 janar të vrasësh për të vjedhë. Ka një diferencë mes këtij sistemi dhe atij që njerëzve abuzojnë me detyrën. Para 2016 nuk kishte përgjegjës. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës dhe pa mburojë politike. Diferencën e bën gjaku”, nënvizoi Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat