Tragjedia në Shkodër, pajtuesi i gjaqeve: Veprim çnjerëzor

Shqipëria

Tragjedia në Shkodër, pajtuesi i gjaqeve: Veprim çnjerëzor

Më: 8 maj 2024 Në ora: 11:52
Gjin Marku

Pajtuesi i gjaqeve Gjin Marku në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me ngjarjen tragjike në Shkodër ku u gjetën të mbytur nëna me tre fëmijët e saj, veprim të cilin dyshohet se e ka bërë vetë Alma Arrazi.

Ai theksoi se ky veprim është jashtë çdo lloj natyre të shoqërisë njerëzore dhe nuk mund të pranohet si diçka normale.

“Kanuni është gjykimi më profesional. Me zakon dhe me ligj nuk mund të vendosësh asgjë pa komunikuar me prindin.  Të gjithë duhet të bëjnë kujdes me etikën. Për bashkëshortin nuk mund të thuhet asgjë pa provuar dhunën e tij e cila mund të them se shkakton një tronditje kaq të rëndë. Kanuni nuk mund të shihet në çështje që kanë të bëjnë me lajthitjen.

Ky veprim është jashtë çdo lloj natyre të shoqërisë njerëzore dhe nuk mund të pranohet nga shoqëria sikur kemi të bëjmë me një normalitett. Në traditën shqiptare, kur njeriu brenda familjes ka vërtetë shfaqje të një lodhje mendore psikologjike përgjegjësia e bashkëshortit dhe e njerëzve të saj është shumë e lartë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat