”Toni i Ramës ishte serioz”, akademiku Fuga çkodifikon gjuhën jo verbale të kryeministrit gjatë mbledhjes: Ja çfarë paralajmëroi

Shqipëria

”Toni i Ramës ishte serioz”, akademiku Fuga çkodifikon gjuhën jo verbale të kryeministrit gjatë mbledhjes: Ja çfarë paralajmëroi

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:22
Edi Rama

Akademiku Artan Fuga në një lidhje me skype në emisionin Top Talk në Top Channel çkodifikoi gjuhën jo verbale të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët një ditë më parë.

Ai u shpreh se toni i përdorur nga kreu i qeverisë zakonisht mbahet në momente shumë solemne, kur pritet të ndodhë ndonjë ngjarje apo ngjarje shumë të rënda.

Fuga: Mund ta saktësoja përgjigjen time sepse pyetja juaj është gjithëpërfshirëse un e shoh dy produkte të ndryshme fjalimin dhe gjithë eventin, rezolutën e shoh si një produkt tjetër që kanë lidhje mes tyre, por dhe kanë dallime mes tyre. M’u duk sikur kryeministri Rama bëri hyrjen, bëri legjitimimin siç thuhet në kërkimin shkencor që unë jam mësuar ta ndjek, dha argumente vuri një kontekst, ashtu siç e mendon ai dhe pastaj la zonjën Spiropali të lexojë rezolutën, pra të japë produktin përfundimtar.

Pati një ndarje rolesh, ajo që mund të them ishte impersionuese bashkimi në një sallë të vetme i disa pushteteve, ku ishte ekzekutivi, i përbërë nga kryeministri dhe qeveria. Afër kryeministrit Rama është zonja Nikolla dhe Çuçi, Rama i ka dhënë përparësi një lloj përfaqësie të Kuvendit.

Është e gjithë elita e qeverisjes socialiste të sotme, ajo që unë kam një dyshim duke parë që zoti Rama tonin e tij ishte gravë, serioz, i mbytur, me një hundore, që zakonisht ky tonalitet mbahet në momente shumë solemne, kur pritet të ndodhë ndonjë ngjarje apo ngjarje shumë të rënda.

Xhokaxhi: Ishte ky moment shumë solemn?

Fuga: Nga tonaliteti ishte i tillë që anonconte një përmbajtje serioze, të cilën do ta shohim se sa rezultate do të jenë, por si fjalim mua m’u duk i përsëritur, ishte po ai fjalim që është mbajtur kur dinjitarë të lartë të PS në raste të tjera kanë rënë në grackën apo shpatën e ligjit. Siç ka qenë me rastin e zotit Ahmetaj apo ndonjë rast tjerë, unë nuk gjeta gjë të re, ai vazhdo në dy pika, është e drejta e tij në fund të fundit, unë nuk dua të jap vlerësime, dua vetëm të analizoj. Pati dy anë të rëndësishme, kush abuzon me korrupsionin, kush vjedh, ai në një farë mënyre abuzon me votën e elektoratit dhe në një farë mënyre duhet të presë që të mbetet vetëm dhe të mos kërkojë mbrojtjen e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat