Emrat/ Komisioni hetimor për sistemin TIMS, cilët janë dëshmitarët që do merren në pyetje, mes tyre zyrtarë të lartë

Shqipëria

Emrat/ Komisioni hetimor për sistemin TIMS, cilët janë dëshmitarët që do merren në pyetje, mes tyre zyrtarë të lartë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:38
Pamje nga komisioni

Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjet e pretenduara në sistemin TIMS iu deshën më shumë se tre orë për të miratuar dëshmitarët e propozuar nga ekspertët.

Debatet prodhuan dy ndërprerje të kërkuara nga anëtarët socialistë, të cilët më pas rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komision kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.

Pavarësisht këtyre debateve komisioni hetimor avancoi duke miratuar planin e punës.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje.

Dëshmitarët:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska,, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muca, Besnik Dervishi dhe Vlora Hyseni.

Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat