“BE për ne s’ka të bëjë me paratë”, Rama nga Gjermania: Ka të bëjë me vlerat dhe paqen, Shqipëria është në rrugë të mbarë

Shqipëria

“BE për ne s’ka të bëjë me paratë”, Rama nga Gjermania: Ka të bëjë me vlerat dhe paqen, Shqipëria është në rrugë të mbarë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të zhvilluar në Gjermani, ku foli për perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe potencialet e tij.

Teksa u ndal tek rruga europiane, Rama tha se për anëtarësimin në BE, e rëndësishme është që të bëhen “detyrat e shtëpisë”.

“Kjo ka të bëjë me interesat tona dhe fëmijët tanë. Dhe na duhet t’i bëjmë këto detyra shtëpie dhe jo të nxitojmë. Për ne të jesh pjesë e BE është aq thelbësore sa ishte për etërit themelues që nisën të ndërtonin BE. Të jesh pjesë e BE për në është të jesh pjesë e një bashkësie paqeje. Në shumë realitete BE konsiderohet si bankomat, për ne nuk është kështu. S’ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me një parametër paqeje të mbështetur në vlera. Parametër sigurie mbështetur në vlera. Nuk e di se ca ndodhë me BE në vitet që vijnë, por është e sigurt se edhe nëse BE zhduket, Shqipëria do vazhdojë përpjekjet për të qenë pjesë e BE”, Rama.

Më tej kryeministri shtoi: Europa e vjetër, Gjermania dhe të gjitha këto vendet e mira dhe të mëdha po vuajnë nga demografia që është një dënim për të gjitha ta. Gjithmonë e më pak fëmijë, një bela e madhe se si duhet të merren me emigracionin. Pra luftë për mish të freskët, si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu. Por lidhur me këtë duhet të punojnë në vendin tonë, për të krijuar mundësi. Ne po përpiqemi të përballemi me këtë, dhe kemi vendosur një pagë mesatare. Por kur të dëgjojnë për Ballkanin dhe të mos ndjehen mirë, të thonë po është një histori e ndërlikuar, por unë jam shumë optimist sepse është shumë më ndryshe, Jam i befasuar sepse Shqipëria gjendet në shtypin gjerman. Gjermanët nuk kanë qenë shumë të ndërgjegjësuar se Shqipëria ke qenë një vend i mrekullueshëm. Unë nuk shoh më që stigma të jetë problem për ne, as në Gjermani dhe as në Holandë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat