Tragjedia në familjen shkodrane/ Arbana për deklaratën e motrës së Alma Arrazit

Shqipëria

Tragjedia në familjen shkodrane/ Arbana për deklaratën e motrës së Alma Arrazit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 21:39
Foto nga emisioni

Tragjedia në familjen shkodrane Arrazi ka tronditur mbarë opinionin publik. 39-vjeçarja, Alma Arrazi dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, vajzat e moshave 8 dhe 8 vjeç, si dhe djalin 3 vjeç.

Sevim Arbana, e ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, komentoi deklaratat e motrës së Alma Arrazit, ku kjo e fundit dyshohet se është dhunuar nga bashkëshorti, Erdgys Arrazi.

Në lidhje me këto pretendime, Përnaska ngriti pyetjen duke thënë se “përse nuk është bërë denoncim në polici për motrën e dhunuar nga bashkëshorti”.

“Familja e vajzës e dinte. Motra thotë përralla, thotë e torturon, por ku ka qenë ajo? Pse nuk ka denoncime në polici?Ça bërë ti? Pse nuk shkove në polici? Nuk ka evidencë në polici. Ndaj jemi shqyer duke u thënë grave “Mos Heshtni!”.”, tha ajo.

Ndërsa Elona Gjebrea tha se “Bëhet fjalë për një sërë aktorësh që jajë të rëndë. Ka ikur koha e tryezave.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat