Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit, hapet telefoni, në foto e dashura me fëmijët

Shqipëria

Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit, hapet telefoni, në foto e dashura me fëmijët

Më: 9 maj 2024 Në ora: 11:02
Zbulohen mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku Alma Arrazi u vetëflijua  së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3-vjeç.

Gazetari Erald Harlicaj, i ftuar në “Breaking”, ka zbuluar se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Sipas tij, në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit, kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.

“Është bërë këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit. Janë zbuluar mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me zonjën e ndjerë. Është kuptuar që marrëdhënia e tyre ka qenë krejt e krisur, sepse në bisedat me njëri-tjetrin ka qenë shumë e ftohtë. Madje ka pasur edhe tone kërcënuese nga ana e Erdgysit.

Janë vërtetuar edhe dyshimet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore, nga këqyrja e telefonit, sepse janë zbuluar biseda, video dhe foto me të dashurën e tij të re, ku është kuptuar se kishte një jetë të dyfishtë”, tregon Harlicaj.

Sipas familjarëve, gazetari thotë, një ndër arsyet që e shtyu Alma Arrazi të kryejë aktin e vetëvrasjes, është sepse Erdgysi e ka prezantuar të dashurën e tij të re me fëmijët.

“Kohët e fundit Erdgysi kishte bërë prezantimin e të dashurës së re me fëmijët, madje kishte edhe foto në telefon që i mbante me djalin 3-vjeçar apo vajzën e vogël”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat