Spahiu: Pse Rama duhet të shkojë patjetër në Athinë të dielën

Shqipëria

Spahiu: Pse Rama duhet të shkojë patjetër në Athinë të dielën

Më: 11 maj 2024 Në ora: 08:22
Kreshnik Spahiu

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu argumentoi faktet se pse kryeministri Edi Rama duhet të jetë patjetër më 12 maj në Athinë.

Juristi u shpreh minoriteti shqiptar ende nuk njihet juridikisht në Athinë. Ndërkohë zoti Spahiu theksoi se Shqipëria ka vepruar ndryshe me Greqinë, pasi ka respektuar çdo tubim apo fushata elektorale.

“Rama nuk duhet të tërhiqet nga turi në Athinë. Rama duhet veshur dhe mbështetur kuq e zi në Athinë. Shqipëria me Greqinë nuk është në pozita të barabarta. Pse, sepse Shqipëria që nga ajo e Enver Hoxhës deri kjo e Ramës, kemi njohur të drejtat e minoritetin grek në Shqipëria. Ndërsa Greqi nuk njeh as ekzistencën e minoritetit shqiptar, pra juridikisht dhe diplomatikisht. Ne jemi shumë të diskriminuar dhe të pabarabartë në marrëdhënien e të drejtave Kushtetuese dhe evropiane që kanë pakicat në vende reciproke. Greqia e pranon që ka emigrant dhe e pret kryeministrin shqiptar, si atë të emigrantëve të Irakut, afganët. Nuk bëjnë asnjë lloj diference në statusin e tyre politik, ligjor, kushtetuese juridik, mohojnë çdo lloj të drejte.

Edi Rama duhet të jetë aty patjetër për dy parime bazë, sepse i ka bërë “fushë me lule” terrenit politik të liderëve grek për të bërë protesta pafund në Jug. Kanë ardhur kryebashkiakë, liderë të opozitës, qeveritarë, kanë bërë fushata, protesta, jo vetëm që nuk janë penguar por janë mbështetur dhe ndihmuar në aktivitetet e tyre”, deklaroi Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat