U rrëzua dhe i ra dërrasa në kokë, identifikohet punëtori që humbi jetën në Shëngjin. Shoqërohen dy persona

Shqipëria

U rrëzua dhe i ra dërrasa në kokë, identifikohet punëtori që humbi jetën në Shëngjin. Shoqërohen dy persona

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar, punëtor i një objekti në ndërtim në Shëngjin humbi jetën  mesditën e kësaj të shtune (11 Prill), duke shënuar rastin e dytë brenda pak ditësh.

News24 bën me dije se viktima është Preng Gjoni, i cili është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar.

Mësohet se atij i kanë rënë në kokë sende të forta duke bërë që të humbë jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

50-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet privat, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.

I dyshimtë mbetet fakti se personat që transportuan Gjonin në spital janë larguar menjëherë.

Policia ka shoqëruar dy persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat