Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës: Pa djersitje nuk ka arritje, ja këngët që dëgjoj kur stërvitem

Shqipëria

Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës: Pa djersitje nuk ka arritje, ja këngët që dëgjoj kur stërvitem

Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:52
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ndryshe në një emision televiziv, ka bërë një rrëfim ndryshe, përtej politikës.

Meta ka folur për sportin, duke thënë se ka qenë bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi, që e ka nxitur të merret me palestër, ndërsa tha se do të japë mesazhin që aktiviteti sportin mbron shëndetin.

Ish-presidenti e Republikës së Shqipërisë, gjithashtu ka zbuluar këngët që dëgjon gjatë stërvitjes.

Meta: Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit

Garat na ndihmojne te gjitheve. Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester. Stresi im i vetem eshte si te ndaloj shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Por tani e kemi gjetur ilacin “5 prioritete per 4 milion shqiptare plus”

Ne duhet ti motivojme te rinjte te merren me sport.

Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport

Partia e Lirisë, PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për hapjen e palestrave!

Kur stervitem degjoj kenget per Adem Jasharin, Per ty Atdhe dhe “Ku ka si ti o Shqiperia ime”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat