“Shqipërinë e madhe e ndal vetëm bota serbe”- Deklarata e Vulin, Rama: Çdo njeri pas 40-tave mban përgjegjësi për fytyrën e tij

Shqipëria

“Shqipërinë e madhe e ndal vetëm bota serbe”- Deklarata e Vulin, Rama: Çdo njeri pas 40-tave mban përgjegjësi për fytyrën e tij

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:33
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndaluar të flasë për opinionin publik nga Kotori, para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE.

Rama u pyet se cili është mendimi i tij për deklaratën e Aleksandër Vulin se “Shqipërinë e madhe e ndal vetëm bota serbe”, që u tha pas tubimit të kryeministrit në Athinë.

Rama deklaroi se për këtë deklaratë mendon se “çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka pas të 40-tave”.

Rama: Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat