Me emra/ Salianji: Këta janë 8 personat që kanë ndërhyrë në sistemin TIMS

Shqipëria

Me emra/ Salianji: Këta janë 8 personat që kanë ndërhyrë në sistemin TIMS

Më: 17 maj 2024 Në ora: 06:04
Deputeti i PD, Ervin Salianj

Deputeti i PD, Ervin Salianji, njëherazi dhe kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ka deklaruar se janë emëruar në mënyrë antiligjore në polici 10 persona. Sipas tij, emërimet janë bërë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit brenda një kohe të shkurtër,

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai nxori edhe emrat, që sipas tij kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në të dhënat e sistemit TIMS.

“Emërimi në mënyrë të paligjshme i këtyre personave është bërë me qëllim që: Së pari, ju ka dhënë këtyre 15.5 milionë euro si fazë e parë për ridizenjimin e këtij sistemit 2024-2025 dhe mund të shkojë deri në 30 mln euro në vitet e tjera. Ka indicie për korrupsion”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Aty ka një grup që është emëruar në mënyrë të paligjshme, pothuajse 10 persona. Brenda një kohë të shkurtër në shkelje të ligjit janë emëruar në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.

Një pyetje që ja bëra drejtorit: Drejtori i krimit kibernetik ka dorëzuar në kartotekën e institucionit aplikimin për një vend pune në datën 4 korrik, ndërsa aplikimi për këtë vend pune është bërë në 27 korrik, ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i policisë e ka krijuar këtë vend pune ne datën 20. Ku e di kjo zonja që do krijohet një vend pune?

Ta marr këtë Ervin Muçën, ky zotëria ka filluar punë në 19 qershor, e kanë prezantuar. Ndërkohë aplikimi është bërë në datën 19, ndërsa punën e ka filluar me urdhër në datën 27.

Si shkuan të gjithë këta pa pasur mundësi për të aplikuar? Ato janë krijuar pozicione të veçanta me urdhër të ministrit dhe me konfirmim nga drejtori.

Qëllimi është ndërhyrja në sistemin TIMS. Emërimi në mënyrë të paligjshme i këtyre personave është bërë me qëllim që: Së pari, ju ka dhënë këtyre 15.5 milionë euro si fazë e parë për ridizenjimin e këtij sistemit 2024-2025 dhe mund të shkojë deri në 30 mln euro në vitet e tjera. Ka indicie për korrupsion.

Nga verifikimi i pamjeve filmike në datën 2 gusht 2023 në orën 17:45 te porta kryesore kanë hyrë: Besjon Tanuzi, Klodian Llazari, Marjana Shehi, Ervin Muca, Xhulia Çollaku, Albana Vrapi, Elvis Hysi, Egli Hoxha. Si mund të hyhet në një institucion që ruan të dhënat e sistemit TIMS dhe nuk lajmëron roja?! Rrinë aty 18 orë dhe drejtori i policisë thotë që unë kam qenë në Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat