PS kërkon zgjerimin e objektit të hetimit, ironizon deputeti Korreshi: Relacionin ta bëjmë kaush për fara?

Shqipëria

PS kërkon zgjerimin e objektit të hetimit, ironizon deputeti Korreshi: Relacionin ta bëjmë kaush për fara?

Më: 17 maj 2024 Në ora: 13:59
Saimir Korreshi

Po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshi, ka deklaruar se nuk është tagër e këtij komisionin të ndryshojë apo zgjerojë objektin e hetimit, pasi për këtë temë është vendosur nga 140 deputetët në Parlament.

Ai u shpreh se nëse këmbëngulet për zgjerimin e objektit, duke që t’i drejtohen me një kërkesë Kuvendit.

“Nuk mund të dalim jashtë objektin. Jemi në Kuvend me një objekt që është miratuar. Problematika është çka votuar Kuvendi, nuk vendosim ne për të zgjeruar objektin.

140 deputetë e vendosën.

Të gjithë jemi të bindur, të paktën ne juristët që jemi jashtë objektit. Relacionin pastaj t’i pimë lëngun ta bëjmë kaush për fara.
Nëse doni zgjerim, t’i drejtohemi Kuvendit”,
tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat