“Lidershipi i ri i ka të gjitha kapacitetet”, Meta: Shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

“Lidershipi i ri i ka të gjitha kapacitetet”, Meta: Shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Më: 17 maj 2024 Në ora: 23:26
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja.

Duke folur për aktualiteti politik në Maqedoninë e Veriut, tha se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike Maqedonisë së Veriut që tashmë është anëtare e NATO-s.

“Nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë.

Jam i bindur në çdo rast se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë që tashmë është anëtare e NATO-s dhe besoj shumë se lidershipi i ri ka të gjitha kapacitetet për ta përshpejtuar rrugën evropiane”, deklaroi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat