Prodhonin dokumente false për kalim në Angli/ Prokuroria e Tiranës godet bazën, pranga ekspertit të IT-së në gjykatën e Korçës

Shqipëria

Prodhonin dokumente false për kalim në Angli/ Prokuroria e Tiranës godet bazën, pranga ekspertit të IT-së në gjykatën e Korçës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka goditur një bazë ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë, të lëndëve narkotike, por edhe të sendeve të paligjshme. Mësohet se në pranga ka rënë punonjësi i IT-së në gjykatën e Korçës.

Prokuroria e Tiranës godet bazën e prodhimit të dokumenteve të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme, një i arrestuar.

“Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin Zh.L., IT në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal. Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.617 viti 2024, rezultoi se shtetasi Zh.L., me aftësi të mira kompjuterike ka hapur subjektin e tij kancelarik i cili dyshohet se shërben si bazë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar, u morën informacione në rrugë operative se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt pagesës ndihmojnë persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat