Shpëtimtarja e kafshëve, vullnetarja që shpëton çdo vit 150 kafshë që jetojnë në rrugët e Vlorës

Shqipëria

Shpëtimtarja e kafshëve, vullnetarja që shpëton çdo vit 150 kafshë që jetojnë në rrugët e Vlorës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:07
Entela Guberaj

Animalistja nga Vlora Entela Guberaj e palodhur dhe plot dashuri shpëton nga rrugët e Vlorës me qindra kafshë të braktisur e të keqtrajtuar nga rrugët e qytetit.

Sot ekipi ynë e gjen Entelën në një nga ditët e saj rutinë teksa ka siguruar adoptim dhe strehim  të qenve që ajo ka shpëtuar nga rrugët e qytetit.

Një kohë e gjatë më shumë probleme për të shpëtuar,rehabilituar apo trajtuar këta  qen me probleme të ndryshme shëndetësore i duhen deri në momentin që nëpërmjet rrjeteve sociale dhe me së shumti takimeve personale me vullnetarët dhe animalstët italiane, ajo arrin të shpëtojë mbi 130-150 çdo vit kafshë shoqërimi. Vetëm ditën e sotme janë nisur drejt Italisë së veriut 14 qen dhe një mace të cilat adoptohen nga familje italiane.

“Një bashkëpunim ky me shumë se 10 vjeçar dhe për Entelën kjo është një ndihmë dhe sakrificë e madhe prej saj duke qenë se është e vetme në këtë mision shpirtëror të saj!”-shprehet animalistja Entela Guberaj.

Në Shqipëri nuk mjaftojnë strukturat përkatëse  për strehimin e për më tepër  janë jo efiçente dhe mungon dëshira, serioziteti dhe bashkëpunimi midis vullnetareve dhe autoriteve. Ky realitet e trishton Entelën dhe ajo me shpirt lutet dhe kërkon “ti duam dhe ti trajtojmë me dashuri këto qenie me të cilat bashkëjetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat