SPAK zbardh shpërthimin në Vasil Shanto: U krye nga nipi i Kastriot Reçit, informohej për objektivin nga zyrtari i policisë

Shqipëria

SPAK zbardh shpërthimin në Vasil Shanto: U krye nga nipi i Kastriot Reçit, informohej për objektivin nga zyrtari i policisë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:52
Edison Reçi.

SPAK zbardh shpërthimin në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, shpërthimi u krye nga nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi. Sakaq mësohet se Edison Reçi informohej për objektivin nga një zyrat i policisë, i cili është shtetasi Klodian Jashari, me detyrë  Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës,

Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi Edison Reçi, nipi i Kastriot Reçit qe u vra ne janar te 2020 me snajper ne Rreshen.

Reçi me qëllim hakmarrjen  ka organizuar vrasjen e shtetasit Pren Gjini  ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte  në zonën e Vasil Shantos ne Tirane.

Klodian Jashari, me detyrë  Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës,  ndihmonte shtetasin Edison Reçin, duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e Preng Gjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat