Qyno: Aplikacioni "Sky" gropa e zezë e krimit të organizuar. Nxori jashtë loje dhe të penduarit

Shqipëria

Qyno: Aplikacioni "Sky" gropa e zezë e krimit të organizuar. Nxori jashtë loje dhe të penduarit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:44
Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno u shpreh se SKY është një aplikacion si një gropë e zezë e krimit dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Qyno: Në eksperiencën time konstatoj se ky do të jetë mega procesi i SPAK-ut në gjykatën  e posaçme. Do të jenë mbi 50 persona të proceduar dhe mund të rritet numri i tyre. Janë lëshuar 50 urdhër arreste dhe nga ana tjetër, janë sekuestruar mbi 3 milionë euro të thata. Paratë e gjetura konsiderohen si kriminale sepse nuk kanë fatura që kanë dalë nga operacione ligjore.

SPAK e ka mbështetjen kryesore tek aplikacioni SKY. Ne jemi ndër vendet e fundit që kemi iniciuar çështje penale për bisedat e bëra në këtë operacion. Duhet përshëndet ky hetim.

SKY është një aplikacion si një gropë e zezë e krimit dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat